Gratë që janë kthyer nga vendet e luftës, Siria e Iraku, vazhdojnë të kenë trajtimin e njejtë në Kosovë. Ato vijnë nga familje të varfra nga Kosova, nuk kanë arsimim të duhur dhe vazhdojnë te jenë të stigmatizuara.
Kështu tha Besa Ismaili nga Bashkësia Islame e Kosovës, e cila shtoi se atyre edhe pas kthimit u mungon përkrahja familjare e institucionale, shkruan arbresh.info.
“Ato vinin nga familjet e varfra u ka munguar përkrahja e fëmijës, atyre akoma u mungon përkrahja familjës. Janë të stigmatizuara, janë të veja ose do të martohen me anëtarë të ISIS-it. Ato asnjëherë nuk i kanë ndjekur ligjëratat e BIK-ut dhe kjo tregon nivelin e ulët të arsimit që kanë”
E pyetur se a ka pasur raste, kur familjarët iu kanë drejtuar BIK-ut për të ndaluar rekrutimin apo për t’iu ofruar ndihmë të kthyerve ajo tha se ka pas raste të tilla kur nënat kanë dyshuar se fëmijët e tyre i’u janë bashkuar këtij grupi.
“Kemi zhvilluar trajnime ne zona te ndryshme me nëntat dhe ato kanë shprehur dyshimet se fëmijët e tyre janë redikalizuar. Automatikisht, pavarësisht nga mosha, grupi i nxënësve të shkollës së medresesë janë marrë më atë fëmijë”, tha ajo.
Ismaili tregoi për një rast kur një vajzë nuk ka qenë në dijeni që po i bashkohet ISIS-it.
“Rasti i fundit është me një vajzë të re e cila është kthyer. Ajo pa dijeni të saj është dërguar në Siri duke menduar se po shkon për pushime në Turqi. Ka momente qe ne shkojmë vet takohem por ka momente që nuk kryejnë punë e pastaj lajmërojmë institucionet tjera”, u shpreh Ismaili.
Sipas Policisë së Kosovës deri me tani janë rreth 44 gra dhe 37 fëmijë që u janë bashkuar ISIS-it, ndërsa, deri me tani janë kthyer 7 gra në Kosovë.
Gratë e kthyera në Kosovë trajtohen si viktima të ekstremizmit të dhunshëm, e jo si përhapsëse të ideologjive.