Viti 1990në Kosovë paraqet një periudhë të vlimeve të mëdha në vend. Kudo mbaheshin protesta e demonstrata për t’ju kundërvënë nismave të hegjemonizmi serb për marrjen edhe te atyre pak të drejtave të shqiptarëve, që i kishin me të ashtuquajturën autonomi. Këto nisma burimin e kishin te “Librit të kaltër”, një skenar antishqiptar i hartuar nga ASHAS-ja dhe qarqet më antishqiptare të Beogradit, që për qëllim kishte spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët.
Për t’ju kundërvënë këtyre nismave shqiptarët në Kosovë u ngritën në protesta e demonstrata. Edhe qytetarët e Drenasit, i nisen protestat dhe demonstratat kundër këtyre hapave diskriminues.Fillimisht, protestave iu prinin punëtorët e fabrikës së konfeksionit “Kluz”, për t’u përhapur më pastaj te rinia dhe punëtorët e “Ferronikelit”, për disa ditë me radhë. Kur gjendja po eskalonte dhe demonstratat po rriteshin, qeveria jugosllave angazhoi njësitet elite të policisë, kudo në Kosovë, por edhe në komunën e Drenasit, për t’i shuar demonstratat .
Përqendrimi i forcave policore jugosllave dhe shtimi i represionit kishte për synim shpërthimin e luftës në Kosovë, me qëllim që republikat tjera të shkëputeshin pa pasoja. Por, në këtë situatë shqiptarët u treguan më të zgjuar dhe nuk ranë “pre” e kësaj kurthe. Dua t’ua përkujtoj se, në këtë plan, ka luajtur një rol pozitiv edhe ambasadae SHBA-së në Beograd. Ish- ambasadori Lauren Zimmerman, i cili pas një konference në Prishtinë, atë vit, na pat thënë: “Nuk është momenti tash për ta nisur luftën në Kosovë. Toka pa njerëz nuk ju duhet. Do të vijë edhe ai moment, por jo tash, sepse NATO dhe SHBA-ja nuk janë të gatshme për ndërhyrje. Serbia dhe ish-Jugosllavia ende janë të fuqishme dhe kanë një rrjet të gjerë diplomatik në botë”.
Se ambasadori amerikan kishte të drejtë, atë periudhë flisnin edhe të dhënat e ish- APJ-së e cila për ta lëshuar Kosovën kishte planifikuar t’i shkaktonte 500 mijë viktima, 1 milion të plagosur dhe të traumatizuar dhe po aq të shpërngulur.
Si rrodhi ngjarja?
Në fund të janarit të vitit 1990, në Drenas qenë zbarkuar njësitet speciale të policisë nga republikat e Sllovenisë, Bosnjës dhe Kroacisë, të cilat në këtë komunë nuk patën ndërmarrë ndonjë veprim represiv, pos që vështronin situatën dhe ndihmonin policinë lokale për t’i shpërndarë demonstruesit të cilët sa vinin e shtoheshin, por edhe nuk ndaleshin. Një qytetar më pat deklaruar se policë nga Njësia e Policisë Speciale Kroate, iu kishin një grupi të rinjsh që të kishin kujdes, me rastin e ardhës së “Ciganëve” ( të NjësisëSpeciale të Serbisë), sepse ata ju vrasin. Këtë deklaratë , e pata bërë publike, por nuk dikoi fare. Qytetarët, rinia, studentët tashmë e kishin kapur situatën në duart e veta dhe vazhdonin protestat, kryesisht përgjatë hekurudhës, deri te “Ferronikeli”, nën parullat “Liri”, “Demokraci”, …
Dita kritike
Ditën kritike , demostruesit, që patën nisur demonstratën, në ora 12.15 minuta te Stacioni i trenit, të shtyer nga policia lokale u grumbulluan të udhëkryqi mbi hekurudhë, në orën 14 e 45 minuta. Nja 100 metra më tej, afër trafos kryesore krijuan një barrikadë në rrugën e asfaltuar. Pa vonuar, nga drejtimi i Komoranitvjen një autobus me policë të Njësisë Speciale të Beogradit, me helmeta dhe të armatosur deri në dhëmbë. Ata zbritën nga autobusi, kaluan barrikadën për t’u futur në qendër të Drenasit.
Përballë tyre, në udhëkryqin mbi hekurudhë qëndronin demonstruesit, kryesisht të rinj, në qetësi. Kur policia serbe u afrua në një distancë afro 70 metrash, Nësiti i policisë lokale, që i printe një kryepolic nga Rahoveci (Veseli), me nga një revole ne xhepa, pa automatikë,hodhën gas lotësjellës mbi demonstrues të cilët filluan të brohorasin Liri, Demokraci,… Policia lokale, hodhi gaz lotsjellës mbi demonstrues, të cilët nisen të brohorasin Liri, Demokraci,.. dhe nuk lëviznin nga vendi.
Në këtë fazë, policia serbe tashmë iu kishte afruar turmës së demonstruesve. Në ato çaste shpërthyen përleshjet me policinë serbe. Turma nis të përleshej me policinë serbe, në përpjekje për ta penguar të hynte në qendër të qytetëses. Demonstruesit ishin të pa armatosur, kurse policia serbe të armatosur deri në dhëmbë. Në këtë çaste, pa paralajmërim policia serbe nisi të shtinte me rafaleautomatiku në drejtim të demonstruesve. U krijuan skena trishtimi. Për disa çaste u stepa tek shihja të rinjtë tek binin mbi binarë nga plumbat e automatikëve. Ishte kjo një skenë që mund të shihej vetëm nëpër filma. Policë që shtinin, demonstrues që përpiqeshin t’i ndihmonin të plagosurit Këto të shtëna zgjatën afro 1 minutë. Në ndihmë demonstruesve të plagosur iu erdhën edhe shumë qytetarë nga drejtimi i stacionit të autobusëve dhe për një periudhë shumë të shpejtë të plagosurit u barten në Shtëpinë e Shëndetit , ku u konstatua vdekja e tre demonstruesve dhe plagosja e 29 të tjerëve, 12 prej të cilëve në gjendje të rëndë u transportuan në QKUK në Prishtinë. Një pjesë e të plagosurve për t’ju shmangur përndjekjes nga pushteti refuzuan të shkojnë në spital dhe nga mjekët vullnetarë të Shtëpisë së Shëndetit të Drenasit u trajtuan nëpër shtëpitë e tyre.
Demonstratat morën përmasa në qytet, kurse më pas Çeta kriminale serbe, u stacionua në qendrën e qytetit i gatshëm për të bërë krime të reja. Atij i erdhi në ndihmë edhe helikopteri i cili pa nda hidhet gas lotsjellës mbi demonstrues të cilët kishin depërtuar te ndërtesa e subjekteve politike të kohës dhe kërkonin dorëheqjen e tyre. Në ato lokale, qëndronte një zyrtar i politikës serbe, Zoran Angjelkoviq, i cili nëpërmjet dritares kishte ikur nga ndërtesa dhe më pasataj me helikopterishte larguar nga Drenasi.
Nën trysninë e policisë dhe të helikopterit demonstruesit u shpërndanëtë revoltuar tej mase, kurse në Drenas e komunë u krijua një atmosferë e rëndë që pasoi edhe me orë policore.
Drenasi, u përgjak për shkak të kërkesave dhe protestave për liri dhe demokraci, nga një çetë pushkatare e policisë kriminale të Beogradit. Pamjet e tmerrshme nga ajo ditë do të më përcjellin deri në varr.
Cili ishte bilanci i asaj dite?
Atë ditë u vranë :
Sahit Shala –Krojkovë, Enver e Shani Moria –Çikatovë e Vjetër
Të plagosur që u detyruan të shtriheshin në spital ishin:Milazim Selim Karaxha(1966) Çikatovë e Vjetër, Qazim Bislim Sejdiu (2965) Korrticë e Poshtme, i lënduar rëndë, në shokë dhomë, Avni Sylë Dobërdolani(1971) Korroticë e Epërme, Avni Shefqet Dvorani(1973) nga Tërsteniku, Kadri Veli Shala (1964) nga Kojkova, Abdyl Xhevat Hysenaj (1956) nga Abria , Sokol Rexhep Elshani(1950) nga Krojkova në gjendje të rëndë në shok dhomë, Alush Lah Muqolli(1959) nga Pakleku, Bejtë Pajazit Rexhepi (1972) nga Korrotica e Poshtme është lëshuar në shtëpi, Hysen Shefqet Abazi (1973) nga Tërsteniku, Xhavit Hamit Lladrovci(1956) nga Gllanasella dhe Florin Shaban Koliqi nga Abria, në gjendje të rëndë, shok dhomë.
Ceremoni masive e varrimit
Ato ditë, në mënyrë të dinjitetshme,mese 200 mijë qytetarë te të gjitha viseve varroset të rëndët në vendlindjet e tyre në Krojkovë dhe Çikatovë e vjetër.Vlen të theksohet se arkivolet me dëshmorët u ekspozuan para ndërtesës së komunës, ku u lexua një letër protestuese drejtuar Beogradit nga tash bashkëshortja e kryetarit të komunës Ramiz Lladrovci. Autore e letrës ishte heroina Xhevë Lladrovci.
Kjo ngjarje përcolli edhe një mesazh për Kosovën dhe popullin e saj se gjendja në vend do të përshkallëzohej deri në atë masë, saqë do të shpërthente edhe lufta ashtu siç edhe ndodhi.
Sot, kur po e kujtojmë këtë ngjarje të madhe, po i përkujtojmë tre heronj që ranë, por edhe po ju thurim lavde të gjithë atyre që morën pjesë në demonstratë, e sidomos të plagosurve me porosinë që të rënët dhe të plagosurit e kësaj demonstrate të trajtohen njësoj si të rënët dhe të plagosurit në luftë, sepse ata u përleshen me bandat policore kriminale serbe njësoj sikur edhe ushtarët e UÇK-së.
Lavdi të rënëve dhe të plagosurve në demonstratën e 31 janarit të vitit 1990 he të gjithë dëshmorëve të kombit!