Policia e Kosovës e ka zgjeruar perimetrin e sigurisë, duke larguar mediat nga rrethojat e objektit të Kuvendit të Kosovës, pasi shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, është duke zhvilluar takim me presidenten Vjosa Osmani, raporton Ekonomia Online.
Mediat janë vendosur te objekti i komunës së vjetër, kjo me urdhër nga Policia. Situatën e sigurisë është parë duke u vëzhguar edhe me dronë.
Vizita e tij në Kosovë vjen pasi zyrtari i lartë i inteligjencës amerikane qëndroi edhe në vendet e tjera të rajonit.
Paraprakisht, Ambasada amerikane në Prishtinë nuk konfirmoi vizitën e Burnsit në Kosovë.