Siguria e dokumenteve e shërbimet cilësore për qytetarët parakushte për integrim në BE

Prishtinë | 22 Nën 2017 | 12:56 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mbështetja e regjistrimit civil dhe e sigurimit të dokumenteve është qëllimi i projektit të binjakëzimit mes Ministrisë të Punëve të Brendshme dhe ekspertëve nga Holanda dhe Lituania.

Projekti i titulluar “Mbështetje për Regjistrimin Civil dhe sigurinë e dokumenteve” do të ndihmojë institucioneve të Kosovës që të ofrojë shërbime sa më të mira dhe sa më të lehta për qytetarët, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Flamur Sefaj, tha se do të përkrahin këtë projekt por edhe çdo projekt që ndihmon në ofrimeve sa më të mira për qytetarët.

“Agjencia për shërbim civil zhvillon dhe monitoron politika për të gjithë qytetarët e Kosovës. Në vitet e kaluara agjencia për shërbim civil ka arritur progres të konsiderueshëm në fushën e sigurimit të dokumenteve duke përmbushur kështu të gjitha kriteret për liberalizim të vizave. Ne mirëpresim mbështetjen e projektit tuaj”.

“Kjo do të mundësoj krijimin e një strukture që do të ketë një vizion të qartë. Në do të përkrahim plotësisht këtë projekt dhe çdo iniciativë që është në të mirë të qytetarëve dhe në ofrimin e shërbimeve për të gjithë qytetarëve tonë”.

Ndërsa shefja e zyrës së Bashkimit Evropian (BE), Nataliya Apostolova tha se ky projekt përmes ekspertëve nga Holanda dhe Lituania do të ndihmojë Kosovën në kalimin e sfidave në shërbimin civil.

“Është kënaqësi që të jem me ju për të filluar këtë projekt për mbështetje të shërbimit të civil. Para disa viteve ne kemi filluar një rrugëtim të përbashkët për këtë. Bashkimi Evropian ka ofruar mbështetje financiare që prej fillimit të saj. Ky sistem duhet të mbetet për të gjithë sigurinë e dokumenteve. Projekti jonë i binjakëzimit që ka me asistuat institucionet e Kosovës për me i kaluar sfidat. Duhet me pas një vizion të qartë për të ardhmen me pas një sistem të besueshme kur të kryhet ky projekt shërbimet do të bëhen me të lehta dhe më të qarta për qytetarët. Jam e sigurt që nëse punojmë së bashku do të arrijmë të gjitha synimet”.

Gerrie Williems, ambasadore e Holandës në Kosovë tha Siguria e dokumenteve  e shërbimet cilësore për qytetarët parakushte për integrim në BE.

“Holanda është shumë e lumtur që të jetë partneri juaj kryesor, përmirësimi i agjencisë dhe sigurimin e dokumenteve është qëllimi pse ekspertët tanë kanë me qenë së bashku me ju  për 2 vite e gjysmë. Këta janë për të mbështetur procesin e integrimit evropian ne kemi pritur që në këtë proces të shohim edhe angazhimin i institucioneve të Kosovës. Fuqizimi i zbatimit të ligjit ka me mbet prioritet sepse zbatimi i ligjit është i rëndësishëm për një zhvillim më të mirë”.

Falënderues për këtë projekt ishte Bekim Hoxha drejtor i Agjencisë për Shërbimin Civil, raporton EO.

“Objektivat kryesore do të jenë riorganizimi i agjencionit të energjisë informative korniza ligjore që është shumë e rëndësishme për agjencinë. Raporti final ka rekomanduar një strukturë  të re organizative ky projekt do të mbështesë zyre komunale të e gjendjes civile”.

Të ngjashme