Siguria në Kosovë dhe rajon, diskutohet ndërmjet Osmanit dhe ministres kanadeze Mélanie Joly

Prishtinë | 23 Nën 2024 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, ka takuar ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly, raporton Ekonomia Online.

Sipas njoftimit nga Presidenca, në takim është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon, mbështetjen kanadeze për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Ndër të tjera, Presidentja Osmani dhe ministrja Joly, diskutuan edhe për thellimin e partneritetit tanë strategjik në një sërë fushash të interesit të përbashkët.

Të ngjashme