Është mbajtur konferenca “Sigurimi i cilësisë në Arsimin e Lartë”, në të cilën u publikun dy raportet e monitorimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) në Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe Qendrës Kombëtare për Njohje të Diplomave – NARIC për vitin 2022, raporton Ekonomia Online.
Nga të pranishmit u tha se Këshillit duke qenë institucioni kryesor për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë së bashku me ORCA-n kanë bërë një punë të madhe në rritjen e cilësisë në arsim, duke e konsideruar këtë si sfidë.
Hasnije Ilazi, kryetare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), tha se punën e nisur në vitin e kaluar po e vazhdojnë edhe sivjet. Sipas saj, me ligjin e ri po synojnë që të rregullojnë të gjitha mangësitë që kanë hasur deri më tani.
“Kur flasim për punën e Bordit diçka që ka qenë edhe në vitin 2022 ka vazhduar edhe 2023. Ka qenë një lloj kufizimi ose obligimi që si një institucion shtetërore të përcjellim gjithë këtë punë si edhe ta rregullojmë kornizën ligjore se si ta balancojmë këtë dhe si të veprojmë kur flasim për cilësinë në arsimin e lartë. Me Ligjin për Agjensionin do tejkalohet ky vakum dhe do bëhet ajo çfarë është puro ligjore dhe administrative dhe që e rregullojnë gjithë këtë punë”.
Edita Buqinca pjesë e projektit theksoi, që ky projekt zbatohet nga Ministria e Arsimit dhe në aspekt përmbajtur aktivitetet e ORCA-së e përbejnë 1/6 e projektit. Sipas saj, ky projekt synon rritjen e besueshmërisë së arsimit në Kosovë dhe e ngrit edhe cilësinë e arsimit.
Liridona Ademaj nga organizata ORCA e bëri prezantimin e njërit raport. Sipas saj, numri i programeve studimore të akredituar në vitin 2022 është rritur në të gjitha universitet si në ato publike dhe private, raporton EO.
“Agjencia është institucioni më i lartë i akredimit dhe mungesa e monitorimit mbetët hallka e këputur e cilësisë. Monitorimi i ORCA-së ka bërë që numri i programeve studimore në vitin 2022 është rritur dhe numrin më të madh të programeve të akredituara e ka Universiteti i Prishtinës, UBT, AAB, Universiteti i Mitrovicës dhe Universiteti i Pejës”.