Ali Krasniqi nuk e ka marrë asnjë cent për dy javë sa ka qëndruar në pushim mjekësor në nëntor të vitit të kaluar. Pagën e atij muaji thotë se e ka marrë përgjysmë më të vogël. Komisioni mjekësor thotë se ia ka refuzuar pushimin mjekësor.
Kështu thotë se ndodh edhe me shfrytëzuesit e tjerë të pushimit mjekësor, pasi ata duhet të hyjnë nëpër “filtrat” e komisioneve shëndetësore. Kjo thonë se ndodh edhe kur nga mjekët specialistë këshillohen që të qëndrojnë në shtëpi në rast të ndonjë sëmundjeje, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Mue nuk mu ka pague absolutkisht paga hiç. Kam qenë 2 javë (në pushim mjekësor v.j.), minus e kam marrë (pagën v.j.) për 2 javë ditë. Gjysë page. Në muajin nëntor kam qenë në pushim në 2017. Tash qe erdh gati marsi edhe unë hala nuk e kam marrë atë pagë. Jo veç mue, po të gjithë punëtorëve: kush shkon në pushim, nëse është mundësia me ia qit KEK-u mas 3 muj dite”, ka thënë punëtori i KEK-ut, Ali Krasniqi.
“Ajo (kompania e sigurimeve) e ka refuzue komplet (pushimin), se gjoja nuk ka qenë e nevojshme me shkue (në pushim v.j.), a mue specialist u kanë ai që ka më ka çue në pushim mjekësor. Mu ka caktua, jam kanë i sëmutë, prostatën nuk e kam mirë, dhe sipas të gjitha gjasave veç sa nuk ka mbrri në atë shkallën ma të randën. Ajo është diskriminim i punëtorëve në përgjithësi. Me vlerësue p.sh. një mjek i kompanisë sëmujën tem, kur unë jam me terapi.