KEK-u thotë se problemi në njësinë B do të zgjidhet shpejtë

Prishtinë | 23 Tet 2020 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Korporata Energjetike e Kosovës, ka njoftuar se për shkak të disa problemeve teknike një njësi në njësinë B-2.

Sipas njoftimit të KEK-ut, ky problem pritet të rregullohet shpejtë

Njoftimi i plotë:

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin publik se në KEK nuk ka asgjë shqetësuese dhe nuk po ndodhë asgjë e jashtëzakonshme. Në fakt, KEK-u ka pasur një problem teknik në vetëm një njësi e cila pritet të zgjidhet shumë shpejt.

Në këtë drejtim ju njoftojmë se në mëngjesin e sotëm, rreth orës 05 :00, si pasojë e rritjes së shpenzimit të ujit në njësinë B-2, kjo njësi është nxjerrë nga operimi. Tutje, ekipet e ekspertëve të KEK-ut menjëherë janë mobilizuar dhe janë duke dhënë maksimumin për të sanuar rrjedhjen e ujit dhe kthimin e kësaj njesie në punë gjatë ditës së nesërme, si pasojë deri nesër edhe Termokosi do të ketë mungesë të energjisë termike.

Për më tepër, në vazhdën e bashkëpunimit që këmi më Korporatën Energjetike Shqipëtare për shkëmbimin e energjisë elektrike, KEK-u menjëherë ka siguruar nga KESH-i gjysmën e energjisë (100 megaëat) e cila është dashtë të prodhohet nga kjo njesi. Ndërkohë që pjesa tjetër e konsumit duhet të sigurohet nga kompania përgjegjëse për furnizimin e qytetarëve me këtë produkt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme