Shumë ndërmarrës fokusohen në idenë dhe jo në financat e tyre.
Nëse ju intereson të dini se pse shumë biznese fillestare dështojnë, do ta shihni se këto probleme shpesh përfshijnë mungesën e inovacionit, keqmenaxhimin e burimeve financiare, dështimin për të punësuar njerëzit e duhur, paaftësinë për t’iu qasur kapitalit, paaftësinë për t’iu përshtatur ndryshimeve në ambientin e biznesit dhe politikat e imigracionit.
Sipas Administratës së Bizneseve të Vogla në Shtetet e Bashkuara (SBA), bizneset e vogla përfaqësojnë 99.7 përqind të të gjitha firmave të punëdhënësve dhe kanë krijuar 64 përqind të punëve të reja që nga viti 1995. A e keni pyetur ndonjëherë veten se si do të dukej ekonomia Amerikane nëse shumica e këtyre bizneseve të dështuara do të arrinin sukses?
Le të fillojmë me zgjidhjen më të dukshme. Shumica e bizneseve të vogla janë të fiksuara me një ide të madhe në vend të financave, por kjo nuk duhet të ndodhë. Bizneset e vogla duhet të zbatojnë këto tri plane strategjike financiare sa më shpejtë që është e mundur.
Njihuni me analizat e rrjedhës së parasë në biznes
Përderisa jo të gjithë pronarët e bizneseve të vogla kanë prapavija financiare, shumica janë në mënyrë natyrale kuriozë për rrjedhën e parasë në biznesin e tyre. Një pronar tipik i një biznesi të vogël mund të ju thotë se ata blejnë një gjë për X dhe e shesin për Y për përfitim. Por, shumë rrjedhje shtesë të parasë, si shpenzimet periodike dhe ato fikse, pagesat e huave dhe blerjet private dhe të biznesit shpesh injorohen.
Është e rëndësishme të balanconi këto dyja dhe të mbani një ekuilibër të arsyeshëm të parasë gjatë gjithë kohës. Një sistem efikas i rrjedhës së parasë do ju ndihmojë të menaxhoni fondet për të mbuluar shpenzimet operative dhe faturat dhe të ju ndihmojë të parashikoni problemet potenciale në të ardhmen.
Punësoni një këshillues për shërbime specifike
Nuk është e mundur që një biznes i vogël të jetë i mirë në gjithçka, e cila është arsyeja se pse tentimi për të punësuar punonjës me orar të plotë për të mbuluar çdo funksion është një gabim. Anasjelltas, një biznes i vogël duhet të ekzekutojë funksionet kritike shumë mirë ose nuk mund të arrijë sukses.
Krahasoni shpenzimet e punësimit të punonjësve me orar të plotë me marrjen e shërbimeve që keni nevojë nga një këshillues. Për shembull, ju mund të ruani burimet e biznesit dhe të arrini rezultate më të mira duke punësuar një këshillues në një kohë të shkurtër që të ofrojë shërbime sezonale të marketingut.
Një kompani e transportit mund të jetë një alternativë më e mirë në krahasim me zotërimin e mjeteve dhe pagesën e vozitësve që iu nevojiten për të bartur materialet. Ose, përdorni një këshillues për një aftësi specifike të nevojshme brenda një afati të shkurtër, ne krahasim me punësimin e dikujt. Vetëm sigurohuni se nuk keni nevojë për atë për një periudhë të gjatë kohore, për shkak se mund të përfundojë duke qenë më e shtrenjtë gjatë kohës.
Përfshini disiplinë strikte financiare
Në përgjithësi, disiplina strikte financiare nuk është vetëm një politikë e biznesit, por një shprehi të cilën pronarët e bizneseve të vogla duhet t’a rrënjosin me pasion të njëjtë sikur idenë e madhe. Mos planifikoni skenarin më të mirë dhe asnjëherë mos shpenzoni më shumë se sa keni në buxhet.
Me një biznes të vogël, ndryshe nga korporatat të mëdha, elementi njerëzor mund të jetë një hutim nga disiplina financiare. Mos iu jepni hua shokëve, partnerëve të biznesit ose anëtarëve të familjes bazuar në mëshirë por në aftësinë për t’iu paguar.
Gjatë ditëve të mia të hershme në ndërmarrjen time akademike dhe të kërkimeve të biznesit, unë isha i vetëdijshëm për shpenzimet e mia. Kjo më dha mundësinë të zbuloj kode promovuese përderisa bleja online. Duke bërë këtë, unë kisha financa shtesë për të futur në biznesin tim për produktivitet të rritur. Sot, ajo sakrificë e vogël është shpaguar.
Së dyti, përdorni Rrjetin Privat Virtual për të parandaluar hakerët nga sulmimi i të dhënave tuaja përderisa përdorni Wi-Fi të hapur. VPN është shumë i përballueshëm dhe njëra prej mënyrave më të mira për të shfletuar web-in, duke e bërë një mjet kryesor të sigurisë në arsenalin tuaj.