‘Silicon Valley” zbulon makinat e të ardhmes

Prishtinë | 07 Mar 2025 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Modelet më të fundit të makinave nga disa prej prodhuesve më të mëdhenj në botë janë sjellë të gjitha nën një çati në ‘Silicon Valley Auto Show 2025’.

Shfaqja e makinave, që filloi të premten dhe përfundon sot, mbahet në Qendrën e Konventave në Santa Clara të Kalifornisë dhe ofron një vështrim për të ardhmen e makinave.

Në këtë ngjarje u prezantua një gamë e gjerë e makinave nga prodhues të klasit botëror, përfshirë Acura, Mercedes-Benz, Tesla, Porsche, Toyota, Land Rover dhe shumë të tjera.

Një pikë kryesore në shfaqje ishte makina e parë fluturuese në botë e zhvilluar nga kompania ALEF, një automjet inovativ që shënoi një hap të rëndësishëm përpara në transportin personal ajror. kompania planifikon të fillojë prodhimin dhe të nisë dërgesat e para në fund të vitit 2025.

Ngjarja ka rezultuar të jetë një përvojë emocionuese për entuziastët e makinave dhe novatorët e teknologjisë, duke shfaqur përparimet më të fundit në makina dhe në të ardhmen e transportit.

Të ngjashme