Portugezi Bernardo Silva është shprehur tejet i lumtur që e ka rinovuar kontratën me skuadrën e Manchester Cityt. Me rinovimin e kontratës që i skadonte në vitin 2025, Silva do të jetë pjesë e kampionit të Anglisë deri në verën e vitit 2026.
Përkundër interesimit të madh nga Barcelona dhe Paris Saint-Germaini, ekipe që insiston në transferimin e tij këtë verë, Silva vendosi të mbetej pjesë e Cityt.
“I kam pasur gjashtë vjet fantastike te Manchester City dhe jam i lumtur që do të mbetem edhe më tej pjesë e këtij ekipi. Fitimi i tripletës edicionin e shkuar ishte një arritje e jashtëzakonshme”, ka thënë Silva.
29-vjeçari është pjesë e Cityt prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Monaco dhe me fanellën e ekipit anglez ka të fituar edhe pesë tituj kampioni në Premier League.