Thiago Silva është shprehur i gatshëm ta vazhdojë kontratën me skuadrën e Chelseat.
Mbrojtësi brazilian ka nisur bisedimet me londinezët për të vazhduar qëndrimin në “Stamford Bridge”. Klubi anglez i ka ofruar Silvas kontratë njëvjeçare që do ta mbante atë në Londër deri në vitin 2022.
36-vjeçari u transferua te Chelsea, nga PSG-ja në vitin 2020. Këtë sezon Silva ka zhvilluar 21 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar dy gola.