Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka konfirmuar se ekipi i tij është shumë afër transferimit të sulmuesit Moussa Dembele.
Sulmuesi i Lyonit, pritet t’i bashkohet Atleticos në formë huazimi kurse ekipi spanjoll në fund të sezonit do të shfrytëzoj të drejtën e blerjes së kartonit të tij. Dembele te Atletico do të zëvendësojë Diego Costan e larguar.
“Mund të them se jemi në negociata të avancuara dhe besoj se shumë shpejt do të mbyllet kjo çështje”, ka thënë Simeone të hënën.
Dembele 24-vjeçar, këtë edicion ka shënuar një gol në 16 ndeshje kurse me Lyonin ka kontratë deri në vitin 2023.