Simeone trajneri bindshëm më i paguar

Prishtinë | 17 Shk 2020 | 19:32 | Nga Ekonomia Online

Diego Simeone i Atletico Madridit është bindshëm trajneri më i paguar në botën e futbollit, ka njoftuar The Sun të hënën. Argjentinasi paguhet plot 43 milion euro (36,2 milion funte) në vit, gati dyfish më shumë se Pep Guardiola i Manchester Cityt. Simeone merr më shumë se dyfishi i lojtarit më të paguar te Atletico. Derisa Simeone paguhet afro 840 mijë euro në javë, portieri i Atleticos, Jan Oblak, merr rreth 360 mijë euro në javë.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, tre prej pesë trajnerëve më të paguar në botë punojnë në Premier League.

Guardiola aktualisht paguhet 24 milion euro në vit nga Manchester City. Kontrata e tij përfundon në verën e vitit 2021. Ai mund të kërkojë rritje të ndjeshme të pagës për të mbetur në klub.

Jose Mourinho e Juergen Klopp janë në mesin e pesë më të paguarve. Ata kanë pagë të njëjtë – 18 milion euro në vit. Mourinho në dhjetor mori drejtimin e Tottenhamit, ndërsa Kloppi në fund të vitit të kaluar firmosi kontratën e re me Liverpoolin. Kloppi pritet të përfitojë disa miliona tjerë nga bonuset, pasi Liverpooli po ec sigurt drejt titullit të pritur gjatë në Premier League, transmeton Koha.net.

Në vend të pestë është Zinedine Zidane i Real Madridit që paguhet 16,8 milion euro në vit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme