Simiq e quan ‘fake news’ interesimin e madh të serbëve për të hyrë në ushtrinë e Kosovës

Prishtinë | 04 Jan 2019 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Igor Simiq nga Lista Serbe ka kundërshtuar deklaratat se për 70 vende të lira në ushtrinë e Kosovës kanë kandiduar 300 serbë.

Igor Simiq nga Lista Serbe ka kundërshtuar deklaratat e Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Rrustem Berisha se përkundër presioneve nga Beogradi, për 70 vende të lira në ushtrinë e Kosovës kanë kandiduar 300 serbë.

“Berisha le të merret vesh me miqtë e tij nga Qeveria e Kosovës nëse janë lajmëruar ose demobilizuar, siç kanë thënë më parë. Edhe pse nuk pajtohemi me ato shifra, ajo që mund të them është se numri i njerëzve tanë në FSK është duke u zvogëluar, e sigurt më shumë se 70 për qind e serbëve tashmë janë larguar nga ai institucion si dhe procesi i largimit që ka filluar në shtator, tetor, paralelisht me informacionet e tjera në lidhje me transformimin e FSK-së në ushtri të armatosur”, u shpreh Simiq për “Telegraf.rs”, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar se në FSK nuk kanë qenë kurrë më shumë se 120 serbë.

“Ata i kanë angazhuar me arsyetimin se nuk është një ushtri dhe se detyrat e tyre do të jenë mbrojtja e civilëve nga fatkeqësitë natyrore”, përfundoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme