Deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiq ka thënë se është me rëndësi të lartë vazhdimi i dialogut teknik në mes Kosovës dhe Serbisë, pas një viti ndërprerje, pasi sipas tij kur nuk ka dialogu ka tensione të cilat janë më shpesh viktima serbët në Kosovë, raporton Tanjug.
“Kur nuk ka dialog, ne kemi tensione në territorin e Kosovës dhe nga këto tensione viktima më të shpeshta janë serbët që jetojnë në territorin e Kosovës, madje edhe duke u shkatërruar pronat e tyre”, ka thënë Simiq.