Ai tha sot se shpreson që dikush nga ambasadat vendimmarrëse do të reflektojnë dhe do të tërheqin vërejtjet në Prishtinë që një gjë e tillë mos të përsëritet, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, nëse një gjë e tillë ndodhë sërish, mund të ketë edhe eskalim të situatës.
“Frikësohem se pas ngjarjeve të djeshme, situata të tilla mund të sjellin ngjarje shumë më të dëmshme se dje, dhe një reagim shumë më të keq të njerëzve që duan të mbrojnë reputacionin e tyre dhe paqen që e kanë ndërtuar që 19 vite”, u shpreh Simiq.
Simiq në fund po ashtu konfirmoi se deputetët e Listës Serbe do të mbeten në opozitë, dhe se nuk do t’i japin legjitimitetin veprimeve të tilla.