Nënkryetari Listës Serbe, Igor Simiq tha se ndërsa po afrohen zgjedhjet parlamentare në Kosovë presioni ndaj serbëve do të vazhdojë.
Ai i tha RTS se “arrestimet e serbëve janë një përpjekje për të krijuar një ekuilibër artificial, sepse Gjykata Speciale po i thërret ish pjesëtarët e UÇK-së”.
Ky reagim i tij erdhi pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj të premten (19.07.2019) pas ftesës për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale.