Simiq: Prishtina po rrëmben votat e 4000 serbëve

Prishtinë | 25 Sht 2019 | 08:39 | Nga Ekonomia Online

Igor Simiq nga Lista Serbe ka thënë se është thelbësore që kjo listë të fitojë të gjitha 10 vendet në Kuvendin e Kosovës Igor Simiq.

Ai për gazetën serbe “Politika”  gjithashtu foli edhe për vendimin e autoriteteve kosovare që votuesve t`u lejohet të votojnë vetëm me dokumentet e Kosovës.

“Vendimi i paligjshëm i KQZ-së, i që do të lërë 4000 serbë pa të drejtë vote, synon të zvogëlojë numrin e votave serbe, ose më saktë ato vota që i fiton Lista Serbe”, tha Simiq, transmeton Klan Kosova.

Sipas tij, ndryshe nga partitë e tjera, Lista Serbe është “e vetmja që ofron një program konkret, jo urrejtje”.

“Sulmet që vijnë nga Slobodan Petroviq, Rada Trajkoviq dhe të tjerët sipas Listës Serbe përfaqësojnë sulme të porositura, të zhvilluara, jo vetëm ndaj nesh por mbi të gjithë serbëve që jetojnë në Kosovë, por institucioneve shtetit të Serbisë, falë të cilave populli serb mbijeton në këtë rajon”, shtoi ai, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme