Zgjedhjet e 6 tetorit nuk janë të zakonshme, por një referendum që vendos nëse do të qëndrojmë apo jo me vendin tonë Serbinë.
Kështu thanë sot përfaqësuesit e Listës Serbe në Shilovë në afërsi Gjilanit.
“Para secilit prej nesh, ka me qindra zgjedhje çdo ditë, por të gjitha dërgojnë në një të tillë, a do të jemi njerëz apo jo, do të mbështesim Rashiqin, Petroviwin dhe të tjerët ose do të qëndrojmë pranë shtetit tonë, Serbisë. Flamuri i Listës Serbe është mjaft i madh për të akomoduar të gjithë ata që kanë interes parësor, popullin serb”, tha nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, transmeton Klan Kosova.