Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq ka thënë se populli serb do të dërgojë një mesazh të qartë nga qendra e veriut të Mitrovicës se është më unik se kurrë.
Atmosfera në veri të Mitrovicës është e tensionuar, sipas tij “kryesisht për shkak të njoftimit të Prishtinës se veprimi brutal i djeshëm, në të cilin e demonstruan forcën dhe u përpoqen ta trembin popullin serb në veri të Kosovës nuk ka mbaruar”.
Një ditë pas aksionit policor kundër kontrabandës ku arrestuan 19 zyrtarë policorë serbë, 4 shqiptarë dhe 4 boshnjakë është paralajmëruar një protestë e serbëve në mesditë në veri të Mitrovicës, raporton Tanjug.