Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq është sulmuar mbrëmë në një lokal në Rudare të Zveçanit, gjatë një takimi që ka mbajtur kjo parti me qytetarë, ka mësuar Tëvë1.
Sipas informacioneve të televizionit sulmi ka ndodhur për shkak të parave të ndara për fushatën zgjedhore.
Incidenti në këtë lokal dhe lëndimi i një personi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Çfarë mund te konfirmojmë është se kemi marrë informacion për një incident në një lokal në Zveçan në Rudare, hetimet për rastin janë duke vazhduar. Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një gote të thyer”, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.