Simona Halep infektohet me Coronavirus

Prishtinë | 31 Tet 2020 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Kampionia e Wimbledonit në vitin e kaluar, Simona Halep, ka dalë pozitiv në testin për Covid-19 dhe ka thënë të shtunën se ka simptoma të lehta.

Rumunia 29-vjeçare e dha njoftimin vet në rrjetin social “Twitter” se është vetizoluar në shtëpi dhe se është duke u shëruar. Ajo shtoi se po ndihet mirë dhe se të gjithë do t’i kalojmë së bashku këto momente të vështira, transmeton KOHA.

Numri dy i botës së tenisit e fitoi Wimbledonin vitin e kaluar dhe garën e French Open në vitin 2018.

Halep nuk ishte pjesëmarrëse në U.S Open për shkak të frikës se mos infektohet me virus. Ajo ka thënë se e preferonte të qëndronte dhe të stërvitej në Evropë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme