Shpeshtësia e kësaj sëmundjeje po bëhet gjithnjë e më e madhe.
Dhembja e veshit mund të jetë shenja e parë që tregon se në pjesën e veshit po zhvillohet tumori malinj.
Pra, këto janë simptomat të cilat e tregojnë këtë sëmundje të rrezikshme.
Numri i të sëmurëve nga kanceri i veshit po shtohet në gjithë botën, ndërkaq kjo sëmundje mund të përfshijë cilëndo nga këto tri pjesë të veshit: pjesën e brendshme, të mesme dhe të jashtme.
Simptomat dallohen varësisht nga pjesa e veshit në të cilën tumori zhvillohet, mirëpo shenjat të cilat kryesisht shfaqen në të tri rastet janë humbja e të dëgjuarit dhe dhembja e veshit.
Gjithashtu, simptomat mund të jenë edhe dhembja e veshit të jashtëm, dhembja e kokës, marramendja dhe zukatja e veshëve.
Te disa pacientë shfaqet edhe ënjtja e nyjave limfatike në qafë. Shfaqja e tumorit mund të përcaktohet vetëm me biopsi, ndërsa sëmundja shërohet me operacion, duke eliminuar kanalin e veshit, me radioterapi apo me kimioterapi.