Sinani euforike pasi shqiptarët fituan një ulëse nga 250 sa ka Kuvendi i Serbisë: Beteja vazhdon

Prishtinë | 12 Jan 2024 | 23:02 | Nga Ekonomia Online

Ardita Sinani, këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi që KQZ-ja në Serbi ka shpallur rezultatet finale të zgjedhjeve, ku Shaip Kamberi ka fituar edhe një mandat.

Sinani ka shkruar tashmë beteja është për drejtat e shqiptarëve të Luginës.

“Sot u çertifikuan rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 17 dhjetorit të vitit të kaluar. Lista zgjedhore “BETEJA POLITIKE E SHQIPTARËVE VAZHDON” edhe zyrtarisht ka siguruar një mandat. Këtë mandat do ta ushtroj bartësi i kësaj liste, Shaip Kamberi. Beteja tashmë është për të drejtat e shqiptarëve të Luginës”, ka shkruar Sinani.

Ajo e ka shoqëruar shkrimin me një fotografi së bashku me Kurtin, i cili e mbështeti Kamberin gjatë fushatës së tij. Madje, Vetëvendosje kishte organizuar dhe një tubim “të madh” në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Serbi ka shpallur rezultatet zyrtare të procesit të mbajtur më 17 dhjetor.

Sipas rezultateve finale, Shaip Kamberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, do të jetë i vetmi shqiptar që ka fituar ulëse për Kuvendin e Serbisë.

Gjithsej janë 10 lista që do të kenë përfaqësim në kuvend; SNS 129 ulëse, “Serbia kundër dhunës” 65 ulëse, SPS 18, Nada 13, “Zëri i Popullit” 6, Zurkoliq 2, Uglanin 2, ndërsa Shaip Kamberi dhe Partia Ruse nga 1 mandat.

Të ngjashme