Pas publikimit të baladës “Dreqi e marrtë” këngëtari i njohur, Sinan Vllasaliu publikoi këngën me motive patriotike kushtuar ushtrisë së Kosovës.
“Ushtria e Kosovës”, titullohet kënga për tekstin e së cilës është kudjesur Arsim Bunjaku, kurse për orkestrimin Florent Boshnjaku. Kjo këngë vjen vetëm në versionin audio.
“E dhamë besën për këto troje se Kosovës i bëmë roje. Ata që jetën e dhanë veç një amanet na e lanë sikur sytë ta ruajmë në këtë vend dhe këtë atdhe”, janë disa nga vargjet e kësaj kënge.