Prej muajsh tashmë Sindi ndodhet në programin Përputhen për të gjetur dashurinë.
Dhe me sa duket ia ka arritur qëllimit, edhe pse nuk bën të ditur se me kë.
Ajo ka dalë me shumë nga djemtë në takime si me Atdheun, Erlindin, Muratin dhe së fundmi edhe Elvisin, i cili u largua nga Përputhen.
Foto e fundit që Sindi ka publikuar në rrjetet sociale tregon se ajo ka vizituar Prizrenin.
“Prizreni, dashuri me shikim të parë. Drynin e mbylla por emrin nuk jua them,” shkruan ajo.
Pra duket se drynin me dikë e ka mbyllur, që është gjest ky i të dashuruarve, megjithatë nuk e dimë me kë.