Sindi reagon pas fjalëve të Jasminës

Prishtinë | 18 Qer 2021 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmjen e kaluar, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Jasmina Kadriu, iu përgjigj të gjithave pyetjeve për ish-konkurrentët e emisionit, duke ‘zbuluar’ disa gjëra për ta.

Ndër të tjera, ajo u pyet cila nga vajzat e emisionit vishej më keq dhe haptazi ajo u përgjigj me emrin e Sindit.

“Jo në shijet e mia ka qenë Sindi”, tha Jasmina.

Kjo deklaratë ka bërë që Sindi të kundërpërgjigjet me një postim në rrjetin social “Instagram”. Ajo ka treguar se në fakt, fustanin që Jasmina kishte veshur mbrëmë, Sine e kishte veshur që në dhjetor.

Mbrëmjen e kaluar, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Jasmina Kadriu, iu përgjigj të gjithave pyetjeve për ish-konkurrentët e emisionit, duke ‘zbuluar’ disa gjëra për ta.

“Jasssss, po kemi veshur dhe të njëjtin fustan…unë këtë e kam veshur në Dhjetor. Mos më thuaj që tani ka filluar të të pëlqejë stili i veshjes time. Të puth se ti e di që të kam xhan”, ka shkruar Sindi.

Kjo e fundit gjithashtu foli për ndarjen nga Andi Artani dhe zhgënjimin që kishte pësuar nga Atdheu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme