Përfaqësuesit e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës në konferencë për media para Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas takimit me Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, thanë se kanë trajtuar temat për Ligjin e pagave, koeficientin e pagave për komunitetin e infermierëve, mamitë e profesionistët e tjerë shëndetësorë dhe për veprimet dhe masat sindikale, shkruan EkonomiaOnline.
Kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Përparim Berisha tha se me deputetët Fatmire Kollqaku dhe Mirsad Shkreta diskutuan për mundësinë e prurjes së Ligjit të pagave, ku njoftoi se ky ligj do të jetë në Kuvend në fillim të vitit të ardhshëm.
“Koeficientët diskriminues të cilët i rrëzoi Gjykata Kushtetuesenuk do të jenë, po do të jenë më të mëdhenj dhe ashtu siç kemi kërkuar ne”, deklaroi Berisha.
Edhe nënkryetari Enlirat Duraku tha se atyre u ofrua garancion i mbështetjes lidhur me koeficientin e punëtorë e shëndetësorë.
“U ofrua edhe partneritet, në mënyrë që kërkesat e infermierëve, tendencat e jashtme të paraqitjes si komunitet i ndikueshëm ndaj faktorëve të tjerë të bijnë poshtë pasi që ne si organizatë e kemi kundërshtuar procedimin e ligjit aktual të cilin Gjykata Kushtetuese e ka shpallë të pavlefshëm”, deklaroi Duraku.
Tutje Përparim Berisha njoftoi se shtesat rreth 60 euro do të vazhdojnë deri në fillimin e implementimit të Ligjit të pagave.