Sindikata e Infermierëve nuk i përkrahë protestat e paralajmëruara nga FSShK-ja

Prishtinë | 23 Nën 2021 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës kanë deklaruar se nuk i mbështesin protestat e organizatave tjera të paralajmëruara për ditët në vijim.

Përmes një komunikate për medie, ata kanë deklaruar se konsiderojnë që koeficienti për infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë̈ shëndetësor në kujdesin primar dhe sekondar 2.20 dhe për ata në kujdesin terciar 2.25 nuk është vlerësim meritor i komuniteteve të tyre dhe profesionit në përgjithësi.

“Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës nuk i mbështetë protestat e organizatave tjera të paralajmëruara për ditët në vijim. Këtë vendim e mbështesim në faktin që konsiderojmë që koeficienti për infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor në kujdesin primar dhe sekondar 2.20 dhe për ata në kujdesin terciar 2.25 nuk është vlerësim meritor i komuniteteve tona dhe profesionit në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje kjo sindikatë inkurajojnë anëtarët e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës në të gjithë vendin që mos t’u bashkëngjiten protestave apo grevave qëllimi i të cilave është presioni që Ligji i Pagave të buxhetohet, të procedohet përfundimisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Nga ky ligj të përfitojnë vetëm disa karegori, ndërsa komunitetet infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor nuk do kenë asnjë dobi me koeficientët aktual. Infermierët, mamitë dhe profesionistë tjerë shëndetësor të cilët ende nuk janë anëtar të Sindikatës së Infermierëve të Kosovës shpresojmë që do bëjnë zgjedhjen e duhur në interesin e tyre, ndërsa poashtu bashkangjitja në protesta dhe greva apo jo është vendim personal i tyre”, thuhet tutje.

Më tej ata shtojnë se kërkesa e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës është koeficienti 3.2 për të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor.

Të ngjashme