Sindikata e Pavarur e RTK-së fton kryetarin e Bordit, Ismet Bexheti dhe drejtorin e përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala, që përmes një letre të përbashkët me Sindikatën, të kërkojë nga Kuvendi i Kosovës një hetim të përgjithshëm në RTK.
Konstatimi i gjendjes reale në RTK do të ishte në interes jo vetëm të publikut dhe të punësuarve të saj, por edhe vetë drejtuesve të RTK-së, nëse vërtet nuk ka çfarë të fshihet.
E vërteta për RTK-në do t’i hapte rrugë hartimit të një plani adekuat për zgjidhjen e shumë çështjeve si atë të financimit, borxhit etj.