Sindikata e Policisë mirëpret vendimin e Gjykatës së Apelit për zyrtarët policorë në Lipjan

Prishtinë | 21 Kor 2025 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Policisë së Kosovës (SPK) ka mirëpritur vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila ka anuluar aktvendimin për paraburgim ndaj pesë zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Lipjan, të dyshuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”. SPK e cilëson këtë vendim si një hap të rëndësishëm drejt respektimit të drejtësisë dhe procesit të rregullt ligjor.

Në reagimin e saj, SPK ka shprehur shqetësim për raportimin e njëanshëm dhe stigmatizues të disa mediave, të cilat, sipas saj, kanë deformuar realitetin dhe kanë cenuar integritetin e Policisë së Kosovës.

Sindikata ka paralajmëruar se do të paraqesë ankesë zyrtare në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) për shkelje të etikës profesionale dhe praktikim të vetgjyqësisë mediatike. SPK ka theksuar se do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e zyrtarëve policorë dhe të ruajë integritetin e institucionit të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme