Sindikata e Policisë së Kosovës: Deri më tani 17 policë kanë rënë në krye të detyrës

Prishtinë | 30 Pri 2018 | 17:27 | Nga

Shaban Tasholli, nga Sindikata e Policisë së Kosovës ka treguar për telegrafin se numri i policëve të rënë në detyrë deri më tani është 17 sosh.

Ai ka thënë se pensioni që e marrin familjet e policëve që kanë humbur jetën mund të jenë më të larta.

“Deri para dy viteve ka qenë e mbuluar me rrogën bazë. Sa ka qenë rroga e policit atë shumë e kanë marrë familja e tij. Deri para dy viteve ka qenë kjo gjendje, por para dy viteve përmes një ligji të miratuar polici merr rreth 300 euro. Nuk jemi të kënaqur me këtë pension, sidomos kur e kemi parasysh rastin e Enver Zymberit, që është shpallur hero”, ka shtuar Tasholli.

Ai ka sqaruar se sindikata poashtu edhe Policia e Kosovës janë angazhuar që të kujdesen për familjet e kolegëve të tyre që kanë ndërruar jetë, duke qenë në uniformë.

Ndryshe, Malsor Shemsedin Dashi dhe Armend Mifail Trena janë zhdukur që nga mbrëmja e së shtunës në rrugën Hani i Elezit-Kaçanik.

Policia e Kosovës thotë se për shkaqe ende të panjohura, vetura në të cilën gjendeshin dy policët kishte humbur kontrollin dhe kishte dalë nga rruga, duke rënë nga një lartësi në rrjedhën e lumit Lepenc.

Vetura është nxjerrë nga lumi, ndërkohë që dje gjatë ditës janë bërë kërkime nga FSK-ja, njësitë për kërkim-shpëtim dhe banorët e komunave Hani i Elezit dhe Kaçanik.

https://www.facebook.com/telegraficom/videos/2172819472734417/

Të ngjashme