Sindikata e Shëndetësisë kërkon që të mos diskriminohen punëtorët shëndetësorë dhe stafi mbështetës

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës edhe një herë ka kërkuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve që të përfshijë në lista të gjithë punëtorët shëndetësor që punojnë  brenda hapësirave të institucioneve shëndetësor duke filluar nga: punëtorët e shërbimeve teknike, bartësit, vozitësit, sigurimi, sanitarët, punëtorët në kuzhinë, IT, punëtorët administrative të institucioneve shëndetësore, farmacistët, profilet jo mjekësore që janë staf i institucioneve shëndetësore deri tek infermierët dhe mjekët.

Nëpërmjet një komunikate të kësaj sindikate është thënë se menaxhmentet e institucioneve shëndetësore nuk duhet të bien nën trysni por ato duhet që t’i dërgojnë listat e kompletuara të përfituesve nga Masa 6 e Pakos Fiskale Emergjente.

“FSSHK apelon që të mos bëhet diskriminim ndaj punëtorëve shëndetësor siç është bërë muajin e kaluar e po ashtu bën thirrje tek Qeveria nëse kanë dyshime të kërkohet nga Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike vlerësim në lidhje me rrezikshmërinë. Për FSSHK-në është e papranueshme pastrimi i listave dhe presioni që po bëhet tek menaxhmentet e institucioneve shëndetësore pa dallim. Pra edhe njëherë kërkojmë në mënyrë kategorike që të mos  ketë diskriminim tek punëtorët në sistemin shëndetësor” është thënë në komunikatë.

Të ngjashme