Sindikata e Zjarrfikësve dhe Këshillit protestues, ka reaguar lidhur me përgjigjen dhe reagimin e Qeverisë, pas kërkesave të artikulara dhe protestës që ata kanë organizuar ditë më parë. Ata thonë se janë ndarë të zhgënjyer dhe të revoltuar.
“Në mbledhjen e mbajtur dje më datë 26.07.2018, nga Kryesia e Sindikatës së Zjarrfikësve dhe këshillit organizativ të protestës, të Organizuar më datë 12.07.2018, është analizuar veprimi sindikal, shqyrtimi dhe përmbushja e kërkesave nga Qeveria pas protestës, si reagim i pakënaqësive të akumuluara vite me radhë, lidhur me gjendjen e rënd te krijuar në Shërbimin e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Kosovë”, thuhet në një reagim të tyre.
Në takim, thonë ata, u diskutua lidhur me qëllimin e Protestës, kërkesat e parashtruara dhe pritjet nga institucionet e Qeverisë së Kosovës me qëllim që të përmbushin kërkesat, të drejtat legjitime, kërkesat proritare që ata i kanë paraqitur para Institucioneve relevante vendimmarrëse.
“Kemi diskutuar edhe lidhur me premtimet që patëm me Kryeministrin Haradinaj, Ministrin e MPB, Gashi, të cilët u zotuan se do të angazhohen në përmbushjen e kërkesave dhe rregullimit të çështjeve të pa zgjidhura, na kërkuan afat 2 javë, afat për të reflektuar dhe të plotësohen kërkesat prioritare që parashtruam, pas kordinimit të Sindikatës dhe Këshillit protestues, vendosëm që protesta të pezullohet deri në takimin me Kryeministrin i cili do të mbahej pas dy jave, e që në fakt as nuk u njoftuam lidhur me qëndrimin e Qeverisë karshi kërkesave dhe këshillit protestues pas pezullimit të protestës, përveç që jemi informuar nga mediat për formimin e Komisionit Ndërqeveritar”, thuhet tutje në reagimin e tyre.
Reagimi i tyre më tutje:
Nga kjo pritje për plotësimin e kërkesave nuk u realizua asgjë, përveç se me dt. 24.07.2018 në mbledhjen e Qeverisë është themeluar një komision ndërqeveritarë, ku thuhet se komisioni formohet për rregullimin e Statusit të Zjarrfiksëve në Republikën e Kosovës dhe as që u diskutua për gjendjen e rënd dhe alarmante, për kushtet e vështira të punës, për shkeljet e të drejtave te zjarrfikësve, mos implementimi i kontratës së Punës diskriminimet, denigrimet, mos zbatushmëria e ligjeve në fuqi, mos përkujdesja institucionale dhe mos definimi i kompetencave Menaxhuese, mos planifikimi buxhetor, karshi këtij Shërbimi Emergjent .Kemi pritë qe Qeveria do te ndan mjete dhe urgjentisht të reagoj ne plotësimin e kërkesave për te cilat presim me dekada.
e përkrahim formimin e komisionit, por konstatojmë se nuk është problemi tek Stausi i pa zgjedhur siç aludohet, se me rregullimin e Statusit do të zgjidhen problemet e zjarrfikësve, stausi i pa definuar mund të themi nuk është problemi që ne diskrimnohemi ne forma të ndryshme dhe që nuk u plotesuan kërkesat tona qe nga pas Lufta.
Kjo gjendje e krijuar është si pasojë e mos implementimit të ligjeve, mos implementimit të vendimit të Qeverisë Nr.06/128, dt.02.05.2013, për transferimin e njësive të Zjarrfikjes nga niveli lokal ne nivelin Qendror, duke përfshirë ndryshime buxhetore, mos implementimi i udhëzimit Administartiv Nr. 21/2012 për transferin e njësive te zjarrfiksëve nga Komunat në AME/MPB, kjo për shkak se ligji për financa lokale nuk e lejon Bartjen e mjeteve buxhetore nga niveli lokal ne nivelin Qendror dhe ne të gjitha takimet që kemi pas me institucionet çdo herë kemi marr ketë përgjigje dhe që nga viti 2013 është diskutuar se ligji duhet të shkoj në plotësim ndryshim që te rregullohet çështja e buxhetit dhe te definohen edhe kompetencat dhe dualizmi që eshte krijuar ne mes të nivelit Lokal dhe Qendror, pasi qe mos bartja e buxhetit ka rezultuar që pagat ti Marrim nga Komunat edhe pse me ligj jemi Staf i MPB/AME edhe Aktëmerimet i kemi nga AME si Punëdhënës.
Siç shihet problemet janë te neglizhenca e institucioneve dhe mos gatishmëria për të vepruar, qasja e gabuar ndaj këtij Shërbimi Emergjent, mos interesimi për një organizim të mirëfilltë sipas specifikave të profesionit, sipas misionit te zjarrfikësve, shpëtimit të jetës së njeriut dhe të mirave Materiale
Edhe pas premtimeve nga institucionet, pas protestës, kërkesave te parashtruara, pritjes dy javore, pritje me shpresa se Qeveria do të marr vendim konkret dhe do të ndahet buxhet që së paku shkeljet dhe diskriminimet të ndërpriten, të gjitha dolën zhgënjyese, zjarrfikësit edhe një hëre u anashkaluan u injoruan padrejtësisht, mbeten me te njejtat probleme, pa paisje personale, me koficient më të ulet në nivel vendi, me paga me të ulëta në raport me Shërbime emergjente, me rrezikshmërinë më të ultë ne punë, pa kompenzime për punë të ndërrimeve të natës, festive shtetërore, pa dinjitet e shum problemeve tjera.
Edhe një herë apelojmë te Qeveria, tek Ministria e financave, MPB dhe MAP që urgjentisht të shqyrtojnë këtë gjendje te krijuar dhe të ndryshojnë qasje, mendojmë se këtu është zgjidhja e problemeve, zbatimi i vendimeve për transfer dhe implementimi i ligjeve, shpresojmë se në komisionin e formuar nga Ministritë do të angazhohen qe në mënyrë të drejt të mërr vendim që gjendja të rregullohet edhe pse dyshojmë se me azhuritet do te veproj.
Këshilli protestues ne kordinim me kryesinë e Sindikatës njofton anëtarësinë sindikale, opinionin publik, institucionet se do të pezullojë protesten për një afat të caktuar dhe sipas dinamikës së punës dhe angazhimeve të komisionit Ndërqeveritar për plotësimin e kërkesave, nuk dëshirojmë të paragjykojmë se si do të jetë ecuria dhe cilat janë vendimet qe do të ndërmerr komisioni, ne do të jemi këmbëngulës ne Kërkesat tona dhe qëndrimet tona dhe në momentin që vërejmë se puna e komisionit prolongohet dhe nuk jep rezultate, ne do ta riaktivizojmë PROTESTEN, qe asnjëherë nuk e kemi dëshiruar, prandaj mos na detyroni qe për te drejtat tona legjitime te protestohet ne rrugë , këtë trajtim Zjarrfikësit Shpëtimtar nuk e meritojnë.