Shoqatat sindikale të shërbyesve civilë të institucioneve qendrore kanë mbajtur diskutim publik lidhur me tri projektligje për Zyrtarët Civilë, atë për Paga dhe për KPMShCK-në, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, ka thënë se e rëndësishme për ta është që Administrata shtetërore të fitojë me këtë ligj.
Ali Sefaj prezantoi komentet rreth tri projektligjeve në fjalë. Ai pati kritika në draftet e prezantuara në publik, duke thënë se stafi politik avancohet, ndërsa shërbyesit civil diskriminohen.
“Ligji i pagave për koincidencë do të duhej të kishte karakter jo diskriminues, pra të parashihte pagë të njëjtë për punë të njëjtë”.
“Në këtë draft janë avancuar stafe politike tejmase ndërsa zyrtarët profesional që duhet t’i kryejnë punët janë diskriminuar. Ligji nuk ka rrjedh logjike për faktin sepse vlera e koeficientit do të duhej të ishte me pagën minimale e jo siç e kanë propozuar”, tha ai.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, tha se degradimi në pozita nuk duhet të ndodhë.