Një 16 vjeçar është arrestuar në Singapor me pretendimet se po planifikonte të vriste myslimanë në dy xhami në përvjetorin e sulmeve në Christchurch në Zelandë të Re, njofton BBC.
I ndikuar nga vrasësi i Christchurchit, Brenton Tarrant, tinejxheri nga Singapori kishte planifikuar të therte viktimat dhe të xhironte ngjarjen.
Ai është më i riu që është arrestuar nën Aktin e Breëndshëm të Sigurisë, që lejon arrestimin pa ndonjë seancë.
Sulmi në Christchurch ka qenë sulmi më i rëndë në histori të Zelandës së Re. 51 persona vdiqën kur Tarrant i qëlloi me armë në dy xhami më 15 mars të vitit 2019. Tarrant është i dënuar me burgim të përjetshëm.
16-vjeçari nga Singapori, i cili nuk është identifikuar, është përshkruar si i krishterë protestant, thuhet se është motivuar nga antipatia e madhe ndaj islamit dhe nga fascinomi për dhunën.