Evakuohen punëtorët e bankës në Singapor, shkak rasti me koronavirus

Prishtinë | 12 Shk 2020 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Rreth 300 punonjës janë evakuuar nga banka më e madhe e Singaporit, DBS, pasi një person u sëmur me koronavirusin e ri.

Të 300 personat kishin punuar në të njëjtin kat, të 43-tin, dhe u dërguan në shtëpi të mërkurën.

Singapori kishte raportuar më parë 47 raste të virusit të ri, shifër kjo më e madhe jashtë Kinës.

Ndërkohë, Grand Prix kineze e Formula 1, që do të zhvillohet në Shanghai më 19 prill, është shtyrë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Organi drejtues i Motorsport FIA tha që masa ishte marrë “me qëllim të sigurimit të shëndetit dhe sigurisë së stafit udhëtues, pjesëmarrësve të kampionatit dhe tifozëve”.

Ai tha se shpresonte të gjente një datë alternative më vonë gjatë vitit “nëse situata do të përmirësohej”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme