Singapori, vendi më konkurrues në botë

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Në renditjen e fundit të “World Competitiveness Ranking 2019”, publikuar nga IMD, Singapori lë pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që zbresin në vendin e tretë pas Hong Kongut. Në top pesë vendet e para hyn edhe një vend i Lindjes së Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe, kurse ndër shtetet evropiane, Zvicra renditet në vendin e katërt.

Faktorët që ndikuan që qyteti-shtet të renditej në vendin e parë të renditjes së IMD janë infrastruktura teknologjike e avancuar, fuqia punëtore e kualifikuar dhe ligje të favorshme për emigracionin dhe një model eficient për ndërtimin e aktiviteteve të reja ekonomike. Në anën tjetër, Hong Kongu renditet në vend të dytë si rezultat i një mjedisi të favorshëm fiskal dhe qasjes ndaj tregjeve financiare.

Renditja e IMD, e cila zhvillohet që prej vitit 1989, mbështetet te 235 tregues, që përfshijnë të dhëna statistikore si papunësia, Prodhimi i Brendshëm Bruto, apo shpenzimet publike për arsimin dhe shëndetësinë, por edhe shifra që lidhen me kohezionin social, globalizimin dhe korrupsionin.

Klasifikimi përfshin, ndër të tjera, edhe katër nënkategori që së bashku krijojnë rezultatin e përgjithshëm. Në krye të nënkategorisë që lidhet me performancën ekonomike renditet SHBA-ja, Hong Kongu kryeson nënkategorinë që lidhet me efikasitetin në administratën publike, kurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës renditen të parët për efikasitetin nga këndvështrimi i aktiviteteve ekonomike.

Po ashtu, ky Singaporti është në krye të listës të vendeve më të mira për të punuar, jetuar dhe rritur fitimet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme