Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, ka thënë se rezultatet e analizave dëshmojnë se vaji “Sara” nga Maqedonia është i sigurt.
“Për dyshimet e ngritura rreth vajit Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë menjëherë po sa ka pranuar ankesat e konsumatorëve të cilat janë raportuar edhe në media për dyshimet qe janë shfaqur lidhur me rrjedhjen e vajit nga disa lloje të vajrave për gatim, është nisur gjurëmuëshmëria e rastit”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre, Inspektorati Sanitar i AUV-së ka dalë në teren dhe ka kryer kontrolle në disa qendra tregtare ushqimore.
“Janë gjetur vajrat për të cilat është shprehur dyshimi dhe ka filluar kontrolli i detajuar. Inspektoriati fillimisht ka hulumtuar se në sa lloje të vajrave shprehet ky fenomen. Pastaj është hulumtuar i gjithë dokumentacioni i cili garanton gjendjen shëndetësore të produktit dhe njëkohësisht janë marrë mostrat për analiza laboratorike për testime mikrobiologjike dhe fiziko kimike. Po ashtu një lloji të vajit i është ndaluar shitja e përkohshme dhe është urdhëruar për tërheqje nga tregu deri në kthim të rezultatit të analizave”, thuhet tutje nga AUV-it.
Sipas tyre, pas kryerjes se analizave laboratorike, testet kanë rezultuar se vaji është i sigurt dhe i plotëson kushtet për konsum, bazuar në legjislacionin dhe rregulloret për siguri të ushqimeve, i cili edhe është mandat i AUV-së.
“Nga kjo argumentohet se konsumatori nuk duhet të ketë vend për shqetësim sa i përket sigurisë se produktit. Sa i përket ambalazhimit të vajit apo paketimit dhe vendosjes në treg. Inspektorati ka dhënë vërejtje se paketimi dhe mënyra e tregtimit apo vendosja në treg e produktit nuk duhet të shkaktojë huti. Tapa e jashtme mbyllëse ka qen ne rregull, ndërsa tapa e brendshme ka pas vrimë e cila është lënë për vakumim të vajit. Janë urdhëruar të gjithë operatoret qe të kërkojnë nga prodhuesit e vajrave të cilët kanë formën e deri tanishme të mënyrës se paketimit. Ta ndryshojnë apo ta eliminojnë ketë defekt i cili mundë të shkaktojë huti apo pasiguri tek blerësit”, thuhet tutje në njoftim.