Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha sot se nuk ka në tavolinë një zgjidhje për Kosovën dhe se atë duhet kërkuar me durim.
Sipas tij, ideja për rikufizim është opsion i paraqitur publikisht nga Aleksandar Vuçiq dhe ajo do të duhej të jetë objekt diskutimi në të ardhmen, meqë bisedimet objektivisht nuk kanë lëvizur përpara në aspekt të konkretizimit, por janë shtruar ide e opsione, citojnë mediat të jetë shprehur ai.
Daçiq është shprehur ironikisht, se nuk duhet të përmendet Kutia e Pandores , e cila është hapur kur është njohur pavarësia e Kosovës dhe se tani, sipas tij, ky argument nuk pi ujë.
Me arritjen eventuale të marrëveshjes nuk do të hapej Kutia e Pandores, sepse një propozim i tillë do të mbështetej nga serbët, shqiptarët dhe bashkësia ndërkombëtare.
Sipas tij, “ne dëshirojmë t’i kthehemi agjendës pozitive dhe evitimit të problemeve të sigurisë në rajon, që të ndërpriten konfliktet dhe të hapet faqja e re në marrëdhëniet tona, ka thënë Daçiq.
Kosovë e Metohi përplasen shumë prioritete tona dhe është sfida kryesore e sigurisë dhe prej saj burojnë shumë probleme të sigurisë”, është shprehur Daçiq, ndërsa ka shtuar se “Serbia ka investuar shumë përpjekje për Marrëveshjen e Brukselit dhe atë e zbaton me konsekuencë, meqë në të ka parë mekanizmin për mbrojtjen institucionale të komunitetit serb, por as pas pesë vjetësh Asociacioni nuk është formuar”.
Sipas kryediplomatit serb, “Serbia është e gatshme që me palën shqiptare të kërkojë zgjidhje me kompromis, por për këtë i kanë dhënë kahe të gabuar vendet që e kanë njohur pavarësinë e njëanshme”.
Daçiq ka thënë se “druan nëse Prishtina është në gjendje të arrijë marrëveshje apo dëshiron të marrë edhe veriun edhe Preshevën, Medvegjen e Bujanovcin”.