Sipas një studimi të Harvard, ky është profesioni më “ i vetmuar”

Prishtinë | 17 Maj 2024 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Profesionet ligjore kryesojnë pjesën tjetër në shkallën e vetmisë sipas një sondazhi me më shumë se 1600 profesionistë amerikanë, dhe që u botua në Harvard Business Review.

Gjashtëdhjetë përqind [60%] e avokatëve renditen mbi mesataren në shkallën e vetmisë, krahasuar me 57% për qind të inxhinierëve, 55 për qind të shkencëtarëve hulumtues, 51% për qind të punëtorëve të prodhimit dhe shërbimit të ushqimeve, dhe 45% për qind të punëtorëve në arsim dhe shërbime bibliotekare.

Sipas studimit, ekziston një lidhje e qartë mes arsimit të lartë dhe vetmisë. Mbajtësit e diplomës në nivelin ‘master’ duken të jenë më të vetmuarit, pasi u regjistruan se merrnin më pak mbështetje në vendin e punës sesa homologët e tyre të diplomuar me shkollë të mesme.

Mbajtësit e diplomave profesionale në drejtësi dhe mjekësi renditen sipas studimit,
– si 25% më të vetmuar se bachelorët (BSc) të disiplinave të tjera
– dhe 20% më të vetmuar se të diplomuarit me doktoraturë (PhD).

Shkalla e vetmisë, e zhvilluar nga Universiteti i Kalifornisë, Los Anxhelos, mat ndjenjat e vetmisë duke u kërkuar njerëzve të tregojnë se sa shpesh përjetojnë ndjenja të përshkruara nga 20 fraza të ndryshme, disa prej të cilave janë si më poshtë:

  • Nuk kam me kë të flas.
    • Ndjej sikur askush nuk më kupton vërtet.
    • Ndihem i lënë pas dore
    • Askush nuk më njeh mirë.
    • Ndihem i izoluar nga të tjerët.
    • Është e vështirë për mua të bëj miq.
    • Ndihem i mbyllur dhe i përjashtuar nga të tjerët

Të ngjashme