Siria do të mbajë zgjedhjet presidenciale muajin tjetër, një lëvizje e mundshme për të ruajtur kontrollin e pushtetit të presidentit Bashar al-Assad, ka njoftuar parlamenti sirian.
Asad nuk pritet të përballet me kundërshtime serioze pavarësisht konfliktit të vazhdueshëm dhe një krize ekonomike në rritje.
Pas 10 vitesh luftë, qeveria siriane kontrollon shumicën e qendrave të mëdha të popullsisë në vend.
Rreth 400.000 njerëz janë vrarë dhe mbi gjysma e sirianëve janë larguar nga vendi.
Zgjedhjet për president i cili do të shërbejë një mandat shtatë-vjeçar do të zhvillohen më 26 maj. Kandidatët e mundshëm për zgjedhjet do të jenë në gjendje të regjistrohen nga e hëna ndërsa sirianët jashtë vendit do të jenë në gjendje të votojnë në ambasada më 20 maj.
Janë zgjedhjet e dyta presidenciale që ndodhin gjatë luftës civile. Votimi i mëparshëm në vitin 2014 – i hedhur poshtë si jodemokratik dhe i paligjshëm nga kundërshtarët brenda Sirisë dhe nga SHBA-të dhe BE-ja, panë Assadin të fitojë 92% të votave.
Votimi i vitit 2014 ishte gjithashtu hera e parë në dekada që dikush tjetër përveç një anëtari të familjes Assad ishte lejuar të kandidonte për president në Siri. Por dy kandidatët e tjerë nuk ishin të njohur gjerësisht dhe morën pak publicitet.