Siria u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara, për tërheqje të forcave ushtarake, tani që lufta kundër militantëve ekstremistë, Shtetit Islamik, pothuajse ka perfunduar.
Në një deklaratë të ministrisë së Jashtme, të shfaqur nga media shtetërore të martën, thuhet se prania e trupave amerikane nuk do të çojë në ndonjë zgjidhje politike të konfliktit.
Komentet vijnë vetëm disa ditë pasi sekretari amerikan i mbrojtjes, Jim Mattis, pati thënë se “ne nuk do të ikim tani”, derisa të shohim rezultate nga proceset politike të mbështetura nga ShBA-të.
Forcat ushtarake amerikane dhe këshilltarët po e mbështesin koalicionin kurd, Forcat Demokratike Siriane, në luftën e tyre kundër militantëve të Shtetit Islamik në veri dhe lindje të Sirisë.
Forcat kurde duan të ushtria amerikane të qëndroj në vend për të ndihmuar në parandalimin e përplasjeve në mes të forcave qeveritare, të cilat poashtu po luftojnë IS.