Moussa Sissoko ka thënë se do të ishte shumë e vështirë për t’i thënë jo Real Madridit
Mesfushori i Newcastle, Moussa Sissoko ka thënë se askush nuk do ta refuzonte të luante për skuadrat më të mira në botë.
Ai tha se çdo fëmijë ëndërron që një ditë të luaj për Real Madridin apo Manchester Unitedin.
“Është flirtuese. Kush nuk do të donte të luante për ekipin më të mirë në botë. Është e thjeshtë, kur ju jeni fëmijë dhe filloni të luani futboll, atëherë ëndrra juaj është që të bëheni profesionist dhe të luani për Realin apo Manchester Unitedin”, tha Sissoko për L’Equipe.
“Kam punuar shumë dhe nëse të kërkon një skuadër si Reali, atëherë kjo është diçka e madhe. Është e vështirë të refuzosh një skuadër si Reali, por pavarësisht kësaj, ju duhet të bëni zgjedhjen më të mirë të mundshme”.