Kishte publikuar Instituti GAP një grafikon ku paraqiteshin rreth 35 milion euro importe të perimeve (domate, patate, molla..). Shumica e njerëzve që po shof janë ‘shokuar’. Disa edhe po i fajsojnë bujqit e fermerët si dembelë. Por është pak çudi, për shkak se kjo është vetëm një qime floku në krahasim me situatën reale që kemi.
Ne deficit tregtar në mallra kemi rreth -5 miliardë euro në vit. Dmth 35 milion janë asgjë krahasuar me këtë. Kur kam llogaritur javën e kaluar, ne kemi mbi 51 miliardë humbje tregtare ekonomike prej vitit 2001. Pse po befasohemi kaq shumë me disa milion, apo ne nuk e dijmë gjendjen tonë reale?
Gjithashtu duhet me pas kujdes mos me i ofendur bujqit e fermerët. Kosova nuk ka fermerë dembela, por NUK KA SISTEM. Zigjiri i vlerave nuk është në favor të bujkur kosovar. Ne nuk kemi kapacitete të procesimit, ruajtjes dhe rifrigjerimit. Rrjedhimisht, kur fermeri ynë e plason në treg produktin, të gjithë e plasojnë të njejtën kohë, dhe çmimi bie për toke nga oferta e madhe përmenjëherë. Ky nuk është dështim i fermerit, por dështim i tregut që qeveria duhet rregulluar. Femeri në këto kushte të pavarorshme ka më shumë gjasë me humbë sesa me fitu.
Ne si shtet po e dështojmë fermerin. Edhe rrjetet e marketeve marrin nga jashtë e jo nga fermeri kryesisht. I kuptoj, sepse fermeri jonë nuk mundet me qene konkurrent dhe stabil, mundet vetëm në kulm të sezonës me furnizu tregun, e marketeve iu duhet qendrueshmëri e stabilitet me furnizimi.
Këto janë probleme strukturore dhe ne duhet me u kthy kah ekonomia jonë. Me zhvillu programe serioze, jo me disa milion, por me miliarda që me përmirësu infrastrukturën dhe sistemin e zingjirin e vlerave. Prej çasjes në financa e deri tek hyrja në treg fermeri vendor është i diskriminuar. Vetëm shiqoni, normat më të larta të kredive janë për bujqësi, e duhet me qenë më të lirat. Edhe minsitra jau jep subvecionet që duhet me ju jap në pranverë në dimër.
Qeveria nuk po e shiqon me rregullu këtë dështim të tregut dhe sistemit. Kështu ne po qesim jashtë vendit e humbasim rreth 50% të GDP çdo vit! Fajin e ka sistemi e jo individi! As biznismeni e fermeri apo prodhuesi. Këta janë të diskriminuar në vendin e tyre dhe kjo duhet ndryshuar.