Sistemi i arsimit të lartë publik në Republikën e Kosovës përballet me sfida të mëdha. Një pjesë shumë e rëndësishme është sigurimi i përdorimit sa më efektiv i fondeve publike. Në këtë kontekst, projekti i financuar nga Bashkimi Europian, përmes programit Tempus
“Rritja e autonomisë dhe përgjegjësisë financiare në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë” ka dhënë një shtytje të rëndësishme. Gjatë tre viteve të fundit, fokusi i këtij projekti ka qenë në modernizimin e praktikave të menaxhimit financiar duke përfshirë edhe trajnimin e plotë të stafit administrativ të universiteteve. Një komponent kryesor i këtij projekti ishte modernizimi teknologjik i infrastrukturës së menaxhimit financiar. Me mbështetjen e Bashkimit Evropian, hardveri dhe softveri i departamenteve financiare të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka” dhe Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”u modernizuan në vlerë prej më shumë se 180.000 EUR. “Ky modernizim do të rrisë kapacitetin organizativ në lidhje me menaxhimin financiar të përfituesve të projektit” thotë Horst Rode, i cili është CFO në Universitetin e Shkencave të Aplikuara- FH Campus Wien dhe grant mbajtës i projektit FAITH
Ngritja e kapaciteteve përmes modernizimit të menaxhimit financiar
Synimi i këtij projekti është mbështetja e modernizimit të administratës financiare e të tre universiteteve. Sistemi aktual nuk ishte në gjendje të përmbush nevojën e rritjes së transparencës në lidhje me deklarimin e shpenzimeve në raport me buxhetin e aprovuar. Prandaj, një softuer i menaxhimit financiar i përshtatur për përmbushjen e nevojave të veçanta të institucioneve të arsimit të lartë është krijuar për të lehtësuar proceset e brendshme administrative. Me zbatimin e plotë të softuerit “ Menaxhimi i buxhetit dhe financave” në fillim të vitit fiskal 2017, stafi financiar i tre universiteteve do të jetë në gjendje t’i përdor fondet publike në mënyrë më efektive. Për më tepër, përdorimi i softuerit të ri do të kontribuoj në më shumë transparencë duke i unifikuar format dhe procedurat që lidhen me menaxhimin financiar në nivel universitar. Përveç kësaj, funksionaliteti i softuerit të bazuar në ueb gjithashtu thjeshtëson sistemin e raportimit, në këtë mënyrë ua bën të mundur stafit të dizajnojnë dhe krijojnë raporte që do të shpie në eliminimin e shpenzimeve të panevojshme. “Përmes qasjes së menjëhershme në lloje të ndryshme të informacioneve financiare ky sistem gjithëpërfshirës i lejon universiteteve dhe ekipeve të tyre të menaxhojnë institucionet e tyre me më shumë efikasitet dhe transparencë në të ardhmen dhe hap rrugën drejt autonomisë së plotë financiare” tha Horst Rode i kënaqur me ndikimin pozitiv të projektit.