Situata e zjarreve, ministri Demiraj takohet me presidentin Meta

Prishtinë | 04 Gus 2017 | 15:02 | Nga

Zjarret e shumta ditët e fundit në Shqipëri kanë bërë që ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Dritan Demiraj të takohet me kreun e shtetit, presidentin Ilir Meta.

Mësohet se ata të dy janë takuar mesditën e sotme në ambientet e Presidencës pikërisht për të diskutuar në lidhje me këtë situatë, shkruan Lapsi.al.

Ministrin Demiraj e kemi parë tepër të angazhuar në terren, me inspektime e monitorime, ndërsa dje ai u angazhua personalisht në aksionin për shuarjen e zjarrit në Krastë të Elbasanit.

Po dje, edhe shteti fqinjë Greqia iu përgjigj thirrjes për ndihmë të autoriteteve shqiptare, duke dërguar dy avionë zjarrfikës. Kujtojmë se deri në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm, flitet për 15 vatra zjarri në qarqet Tiranë, Vlorë, Dibër, Elbasan, Shkodër, Fier, Berat, Lezhë.

Për shuarjen e tyre janë angazhuar 24 makina zjarrfikëse, 109 forca zjarrfikëse, 20 punonjës të Gardës, 90 forca ushtarake, 11 forca pyjore dhe helikopterë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme