Situata me COVID-19, Franca shpall gjendjen emergjente

Prishtinë | 14 Tet 2020 | 20:22 | Nga Ekonomia Online

Për shkak të situatës me koronavirusin, Qeveria franceze ka vendosur të shpallë gjendjen emergjente.

Pas njoftimit, Qeveria e Francës ka thënë se pandemia e COVID-19 shkatërroi shëndetin publik, që ka ndikuar në shëndetin e popullatës dhe kërkon caktimin e masave të reja strikte.

Autoritetet shëndetësore në Francë bënë të ditur se në shtet për herë të parë që nga 25 qershori, janë më shumë se 9,100 persona që po trajtohen në spitalet për COVID-19.

Deri tash në Francë janë regjistruar 820 mijë raste pozitive me COVID-19, ndërsa 33 mijë persona kanë vdekur si pasojë e virusit.

Të ngjashme