Situata me ujin, IKSHP tregon zonat ku nuk rekomandohet për pije

Prishtinë | 20 Jan 2026 | 21:10 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë përditësimin e fundit lidhur me situatën me ujin e pijshëm në vend, teksa ka thënë se po vazhdon ta monitorojë situatën.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, IKSHP ka publikuar zonat ku uji nuk rekomandohet për pije.Rajoni i Prishtinës:

Fabrika për trajtimin e ujit Badoc,

Vragoli.

Rajoni i Gjilanit:

Kamenicë – Stacioni i pompimit nr. 2, Bahqja dhe fshati Berivojcë.Rajoni i Pejës:

Klinë – rrjeti nga puset dhe rrjeti nga burimi Jarinë.

Rajoni i Gjakovës:

Burimet – Hoçë e Madhe, Opterushë dhe Zaqishtë.

Rajoni i Prizrenit:

Malishevë.

Të ngjashme